MËSIM MODEL
LËNDA: Matematikë
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Zbritja e numrave katërshifrorë me prishje të dhjetës dhe qindëshes
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: zarë, letër A4, markerë , teksti , etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të mësojmë se si të gjejmë ndryshimin në mes te numrave katërshifrorë me prishje të dhjetës dhe qindëshes.
KONTEKSTI: Përmes mënyrave të ndryshme të njehsimit të gjejnë ndryshimin në mes të numrave katërshifrorë.
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Gjejnë ndryshimin në shtyllë
- Njehsojnë dhe të bëjnë provën për të vërtetuar saktësinë.
- Shkëmbejnë detyra me njëri-tjetrin
- Kontrollojnë dhe vlerësojnë detyrat e njëri-tjetrit
EVOKIM: AKTIVITET 10 min
REALIZIM KUPTIMI : XHIGSOU 20 min
REFLEKTIM: SHKËMBE NJË PROBLEM ( Dy yje , një dëshirë) 10 min
EVOKIM: Grupeve iu shpërndahet materiali, letër, marker dhe nga një zarë. Duke hedhur zarin , nxënësit do të formojnë nga dy numra
katërshifrorë, për të cilët do të gjejnë ndryshimin në mes tyre.Nga një përfaqësues i grupit prezenton detyrën duke përshkruar
veprimin që kanë bërë.
REALIZIM KUPTIMI: Mësuesja jep udhëzimin për teknikën që do të zhvillohet. Detyrat ndahet në katër pjesë. Nxënësit ndahen sipas
numrave 1,2,3dhe 4. Secili nxënës do të zgjidhë detyrën me numrin përkatës. Më pas, nxënësit me numër të njëjtë grupohen në
grupe ekspertësh dhe i komentojnë detyrat e zgjidhura. Pastaj kthehen në grupet bazë ku secili prej tyre e thotë zgjidhjen e detyrës
së punuar sipas numrit.
REFLEKTIM: Nxënësit shkëmbejnë detyra me njëri-tjetrin. Më pas, duke vendosur simbole të teknikës ,,Dy yje , një dëshirë", bëjnë
kontrollimin dhe vlerësimin e detyrave të njëri-tjetrit.
DETYRË SHTËPIE: fq.99 detyra 5
MËSIM MODEL
LËNDA: Gjuhë shqipe
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Interpretim i vjershës,, Ka vetëm një nënë“
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: teksti, letër A4 , ngjyra , fotografi etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të përshkruajnë dashurinë që kanë për nënën.
KONTEKSTI: Nxënësi kërkohet që të shkruaj për nënën në ditën e saj , festën e 8 Marsit
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Komentojnë vargjet e zgjedhura
- Të analizojnë komentet e tyre
- Shkruajnë esse për nënën
STRUKTURA E ORËS :
EVOKIM: STUHI MENDIMESH 10 min
REALIZIM KUPTIMI : DITARI DYPJESËSH 20 min
REFLEKTIM: ESSE -10 MINUTËSHE 10 min
EVOKIM: Nxënësve iu shtrohet pyetja:
Cila është gjëja më e shtrenjtë në jetën tuaj? Pse?
Nxënësit përgjigjen me shkrim individualisht dhe më pas lexojnë përgjigjet e tyre, të cilat shënohen në tabelë.
REALIZIM KUPTIMI: Vjersha lexohet së pari nga mësuesja. Më pas nxënësit lexojnë në heshtje. Gjatë leximit, veçojnë pjesë për të cilat japin
koment.Disa nxënës lexojnë komentet e shkruara, të cilat njëherit analizohen nga të tjerët.
REFLEKTIM: Secili nxënës në mënyrë të pavarur do të shkruaj esse për nënën.Lexohe disa esse nga nxënësit dhe vlerësohet puna e tyre
( informatë kthyese me shkrim nga mësuesja).
DETYRË SHTËPIE: Të lexojnë dhe të mësojnë vjersha për nënën.
MËSIM MODEL
LËNDA: Gjuhë shqipe
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Interpretim i tekstit ,, Gjyqi kundër ujkut”
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: teksti, letër A4 , ngjyra ,markerë, libër me ilustrime etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të mësojmë se si shkruhet dhe lexohet një pjesë teatrale.
KONTEKSTI: Kërkohet që nxënësit të aktrojnë pjesën e mësuar teatrale sipas roleve të ndara.
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Kuptojnë përmbajtjen e tekstit
- Analizojnë veprimet e personazheve
- Aktrojnë sipas roleve që u caktohen
- Shkruajnë pesëvargësha për personazhet e përrallës
STRUKTURA E ORËS :
EVOKIM: COPËZA TË PËRZIERA 10 min
REALIZIM KUPTIMI : LEXIM SIPAS ROLEVE 20 min
REFLEKTIM: PESËVARGËSH 10 min
EVOKIM: Në tabelë vendosen letrat me fjalët: mirësinë , sipas , Mjeshtër , dëshmitarët , kini , radhës , të paraqisni , ju lutem , e akuzës. Nga
nxënësit kërkohet që të renditin fjalët për të formuar një fjali me kuptim.
REALIZIM KUPTIMI: Paraqitet teksti nga mësuesja , e cila jep disa udhëzime se si bëhet leximi i pjesës teatrale. Nxënësit ndahen sipas roleve
dhe lexojnë tekstin. Pasi të lexohet teksti, bëhet analiza dhe komentimi i tij nga nxënësit .
REFLEKTIM: Të ndarë në grupe, nxënësit shkruajnë pasëvargësh për Kësulëkuqen ,ujkun dhe gjyqtarin. Pesëvargëshat lexohen dhe
vlerësohen nga mësuesja. ( informatë kthyese me shkrim nga mësuesja).
DETYRË SHTËPIE: Të ndarë në role , nxënësit mësojnë rolet e caktuara për dramatizim të pjesës.
MËSIM MODEL
LËNDA: Njeriu dhe natyra
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Lulja dhe ndërtimi i saj
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: lule , teksti , grafoskopi, letra me ngjyrë etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të mësojmë për rolin dhe rëndësinë e lules si dhe për ndërtimin e saj.
KONTEKSTI: Nxënësit dallojnë ndërtimin e lules duke vëzhguar dhe analizuar lulet e sjellura në klasë.
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Dallojnë pjesër kryesore të lules
- Përshkruajnë rolin e tyre
- Identifikojnë organet për shumim të lules
- Plotësojnë fjalitë me fjalët që mungojnë
STRUKTURA E ORËS :
EVOKIM: KLLASTER 10 min
REALIZIM KUPTIMI : DLTA 20 min
REFLEKTIM: NGJYRAT E SEMAFORIT 10 min
EVOKIM : Secili nxënës në mënyrë individuale do të shkruajë gjithçka që di për lulet. Shkrimi bëhet në formë kllasteri. Pastaj bashkohen
mendimet ne grup dhe prezentohen.
REALIZIM KUPTIMI: Teksti lexohet me ndalesa nga mësuesja . Pas çdo ndalese bëhen pyetje për pjesën që u lexua .Gjithashtu , për të nxitur
të menduarit te nxënësit , mësuesja bën pyetje që lidhen me pjesën që do të lexohet.
Pyetjet mund të jenë :
- Cilat janë pjesët kryesore të lules?
- Si do ta përshkruani rolin e bishtit tek lulja?
- Cilët janë përbërësit e kurorës së lules dhe cili është roli i tyre? etj.
REFLEKTIM: Duke ngritur njërën nga letrat me ngjyrat e semaforit do të kuptohet se sa është kuptuar njësia mësimore .
DETYRË SHTËPIE: Plotësim në fletore pune fq. 32 si dhe të vizatojnë lulen dhe pjesët e saj.
MËSIM MODEL
LËNDA: Njeriu dhe natyra
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Ushqimi është nevojë e njeriut dhe e organizmave të gjallë
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: teksti , letra , ilustrime , fotografi , etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të mësojmë se cilat janë ushqimet të cilat duhet t’i konsumojmë dhe pse janë të rëndësishme për shëndetin tonë.
KONTEKSTI: Përmes shembujve praktikë të argumentojmë nevojën e ushqimit për njeriun dhe qeniet e gjalla.
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Numërojnë llojet e ushqimeve që i shfrytëzojnë organizmat e gjallë.
- Bisedojnë për llojet e ushqimit të shëndetshëm.
- Përshkruajnë rrugën e tretjes së ushqimit te njeriu.
STRUKTURA E ORËS :
EVOKIM: STUHI MENDIMESH 10 min
REALIZIM KUPTIMI : DI/ DUA TË DI/ MËSOVA 20 min
REFLEKTIM: SHQYRTIM I PËRBASHKËT 10 min
EVOKIM : Nga nxënësit kërkohet që të shkruajnë gjithçka që dinë për ushqimin si nevojë e njeritut dhe e organizmave të gjallë.Këto
shënime do t’i bëjnë në tabelën të cilën do ta vizatojnë paraprakisht. Tabela ka tri shtylla. Në fillim plotësohet shtylla e parë me
paranjohuritë e nxënësve.
Në shtyllën e dytë nxënësit shkruajnë pyetjet për informatat që iu interesojnë dhe që presin t’i marrin.
REALIZIM KUPTIMI: Nga nxënësit kërkohet që t’i hapin librat dhe të lexojnë njësinë mësimore. Gjatë leximit mundohen të gjejnë përgjigje
për pyetjet e shkruara në shtyllën e dytë. Me informacionet e reja do të plotësojnë shtyllën e tretë të tabelës. Në përgjigjet për
pyetjet e shkruara nuk janë në tekst , atëherë përgjigjet ua jep mësuesja ose i udhëzon që të lexojnë literaturë shtesë ose të
shfrytëzojnë internetin
REFLEKTIM: Bashkë me nxënës bëhet përmbledhja e njësisë së mësuar duke u fokusuar më shumë në informacionet që janë të reja për n
nxënës.
DETYRË SHTËPIE: Plotësim në fletore pune si dhe hulumtim për ushqimet e shëndetshme.
MËSIM MODEL
LËNDA: Matematikë
KLASA: IV
NJËSIA MËSIMORE: Radha e veprimeve aritmetike
MJETET DHE BURIMET E NEVOJSHME PËR MËSIMDHËNIE: letër A4, markerë , teksti , letra me ngjyrë etj.
QËLLIMI I TË NXËNIT: Të njehsojnë vlerën e shprehjes numerike duke u bazuar në radhën e veprimeve aritmetike.
KONTEKSTI: Përmes punës praktike të argumentojnë radhën e veprimeve.
KRITERET E TË NXËNIT:
Nxënësit do të jenë në gjendje që të :
- Renditin veprimet sipas radhës
- Njehsojnë vlerën e shprehjes , duke patur kujdes kllapat
- Zgjidhin 5 detyra duke respektuar radhën e veprimeve.
STRUKTURA E ORËS :
EVOKIM: AKTIVITET 10 min
REALIZIM KUPTIMI : DRTA 20 min
REFLEKTIM: SHENJAT E TRAFIKUT ( ngjyrat e semaforit) 10 min
EVOKIM: Në tabelë vendosen letrat me fjalët: nxjerrim paratë , hyjmë në dyqan , dalim nga dyqani , marrim kusurin , bëjmë pagesën ,
marrim bukën. Nga nxënësit kërkohet që t’i renditin këto veprime sipas radhës.
REALIZIM KUPTIMI: Detyrat lexohen me ndalesa. Pas çdo ndalese mësuesja bën pyetje për detyrën e zgjidhur. Kërkohet të
argumentohen veprimet që bëhen.Nxënësit nxiten që të formulojnë detyra të ngjajshme , të cilat do të kenë disa veprime brenda
tyre.
REFLEKTIM: Pas zgjidhjes së detyrave bëhet vlerësimi i të kuptuarit përmes ngjyrave të semaforit. Nxënësit do të ngritin ngjyrën e kuqe
nëse nuk e kanë kuptuar mësimin , ngjyrën e verdhë nëse diçka kanë të paqartë dhe ngjyrën e gjelbër nëse e kanë kuptuar mësimin.
DETYRË SHTËPIE: Plotësim në Fletore pune.